Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se vendi i tij ka informacione të inteligjencës sipas të cilave Rusia po planifikon të trajnojë 150,000 ushtarë shtesë, ndërkohë që ai po forcon paralajmërimet e tij ndaj Evropës për shkak të ndryshimeve në politikën amerikane për përfundimin e luftës.
Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan NBC, presidenti ukrainas pohon se planet për trajnime në Bjellorusi ishin të ngjashme me periudhën kur Rusia po përgatitej për pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.