Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se Ukraina ka pak shanse t’i mbijetojë sulmit të Rusisë pas përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për “NBC Meet dhe Press”, ai ka thënë:

“Me shumë gjasë do të jetë shumë, shumë, shumë e vështirë. Dhe sigurisht, si në të gjitha situatat e vështira, keni një mundësi. Por do të kemi shanse të vogla, shanse të vogla që të mbijetojmë pa përkrahjen e ShBA-së”.

Pas bisedës mes Trump dhe Putin, ku ata ranë dakord për të filluar negociata tpër një armëpushim në Ukrianë, Zelensky tha se presidenti rus deshi të ulej në tryezën e bisedimeve jo për t’i dhënë fund luftës, por për të hequr disa sanksione globale dhe për të lejuar ushtrinë e Moskës të rigrupohet.

“Kjo është ajo që ai në të vërtetë dëshiron. Dëshiron që të pauzojë, të përgatitet, të trajnohet, të heq disa sanksione për shkak të armëpushimit” – ka thënë ai sipas “The Guardian”, transmeton Nacionale.

Mes shqetësimeve se Ukraina mund të anashkalohet në ndonjë marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë, Zelenskyy u takua me JD Vance të premten gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, duke i thënë zëvendëspresidentit amerikan se vendi i tij dëshiron “garanci sigurie” dhe një plan të përbashkët paqeje SHBA-Ukrainë përpara se të hyjë në ndonjë bisedë me Putinin për t’i dhënë fund luftës.

Më herët gjatë ditës, liderët evropianë thanë se kishin marrë garancitë e SHBA-së që udhëheqja e Ukrainës do të konsultohej plotësisht për çdo bisedim paqeje me Rusinë dhe se sovraniteti i Ukrainës do të mbrohej.

Zelenskyy, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte janë ndër ata që pritet të mbajnë fjalime në Munih gjatë së shtunës.