Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të premten se ushtria ruse i ka “rikthyer trupat ushtarake verikoreane”. Sipas tij, ata po kryejnë sulme të reja në rajonin lindor rus të Kurskut, që kontrollohet pjesërisht nga Ukraina.
Koreja e Veriut nisi dërgimin e trupave në rajonin rus të Kurskut në fund të vitit 2024. Ushtarët verikoreanë ishin dërguar për të luftuar në Ukrainë, pas marrëveshjes ushtarake të nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri verikorean Kim Jong Un në qershorin e vitit të kaluar.
Në janar, zyrtarë perëndimorë kishin hamendësuar se numri i ushtarëve koreanë të vrarë gjatë tre muajve të fundit në Ukrainë shkon prej 1,000 deri në 11,000. Rusia dhe Koreja e Veriut kanë refuzuar të komentojnë rreth këtyre shifrave, raporton BBC.
Ndihma ushtarake koreane tanimë është zgjeruar edhe në dërgesat e armëve dhe municionit për ushtrinë ruse.