Dr.Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës, ka komentuar takimin me
qytetarët e Strugës, të Blerim Bexhetit, Ramiz Merkos dhe Musa Xhaferit
si dhe synimit të tyre për të luftuar korrupsionin.
Sipas tij, ky veprim nëse nuk do ishte humor, është tallje me qytetarët.
“ E pabesueshme, por e vërtetë.
Nëse nuk do ishte humor, është tallje me qytetarët:
Ramiz Merko, Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi qenkan organizuar për ta
luftuar korrupsionin.
Së shpejti u bashkohet edhe Artan Nongrata Grubi dhe Komandant Soravia.
Presin mirënjohje nga “Transparency International!”., shkruan Ibrahimi.