Që VLEN do të bashkëpunojë me VMRO-DPMNE-në edhe në zgjedhjet lokale, e konfirmoi edhe nënkryetari i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu. Sipas tij, vota nuk ka përkatësi etnike dhe ata nuk mund të ndalojnë që qytetarët e përkatësive të tjera t’i votojnë. Sejdiu, i pyetur për legjitimitetin që del nga vota e pastër shqiptare, tha se zgjedhjet lokale dallojnë nga ata parlamentaret.

Ju pyeta sidomos për VMRO-DPMNE-në sepse si u bë që të kërkohet bashkëpunim me një parti maqedonase pasi dihet se në zgjedhjet kaluara parlamentare, koalicioni VLEN thirrej në legjitmitetin e votës së pastër etnike shqiptare. A nuk jeni pak kontradiktor?

“Zgjedhjet lokale dallojnë shumë nga zgjedhjet qendrore dhe parlamentare. Në flasim për zgjedhje lokale tani dhe pyetja ishte e tillë. Në raundin e dytë, në disa qytete ku ne do të garojmë, normalisht se nëse ngelet një parti e caktuar që është me ne në partneritet, në koalicionim dhe nuk ka kandidatin e saj në rrethin e dytë, normalisht se do të përkrahemi njëri me tjetrin”, u përgjigj Blerim Sejdiu, Lëvizja Besa. /Alsat.mk

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume