Zinedine Zidane ka mbetur i mahnitur me dy golat që Kylian Mbappe i ka shënuar për Real Madridin përballë Manchester Cityn në play-off-in e Ligës së Kampionëve

Los Blancos janë aktualisht duke fituar me rezultat të përgjithshëm 5-2, ndërsa në “Santiago Bernabeu” pas pjesës së parë është 2-0.

Pas vetëm katër minutash lojë, Kylian Mbappe kaloi Real Madridin në epërsi me një super gol, duke paraboluar portierin Ederson me një asistim të Raul Asencios.

Madrilenët vazhduan me dominim edhe më tej, duke mos lënë hapësira për skuadrën mysafire.

Por, Mbappe sërish gjeti hapësirë në defanzivën e e Cityt, ndërsa kësaj radhe u asistua prej Rodrygos.

Francezi bëri lëvizje mashtruese, duke lënë mbrojtësit e Cityt të ngrirë, ndërsa shënoi me lehtësi në portën e Ederson.

Të dy golat lanë të befasuar Zidanen, siç mund ta shihni edhe në pamjet më lartë.