Më datë 21.02.2025 në ora 00:30 në SPB Tetovë është raportuar se në një objekt në fshatin Kallnik të Tetovës ka rënë zjarr, objekt të cilin e ka shfrytëzuar personi B.M. nga fshati Palçisht i Epërm i Tetovës. Zjarri është shuar nga ekipi i zjarrfikësve të Tetovës dhe nuk ka persona të lënduar. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin e vendit.TS