Kreu i Listës Serbe, Zllatan Elek, në një konferencë për media ka thënë se partia që drejton ka arritur që të fitojë 10 mandate.

“Lista Serbe është fituesja absolute e këtyre zgjedhjeve dhe ne i kemi në dorë të 10 mandatet në Prishtinë ”, ka thënë Zlatan Elek, kryetar i kësaj partie, shkruan KoSSev.

Ndërkohë përkrahësit e partisë “Lista Serbe” tashmë kanë dalë në rrugët e Mitrovicës së Veriut dhe po festojnë.