Zonja e re e parë e Sirisë, Latifa al-Daroubi, bëri paraqitjen e saj të parë jashtë vendit, duke vizituar Turqinë me bashkëshortin e saj, Ahmed al-Sara.
Sipas mediave të huaja, kjo vizitë erdhi, në kuadër të vizitës së Presidentit të ri të Sirisë në Ankara. Zonja al-Daroubi u takua edhe me gruan e Recep Tayyip Erdogan, Emine, me të cilën shkrepwn edhe njw fotografi.
Siç raportojnë mediat turke, në takimin mes dy grave në Ankara, Latifa al-Daroubi dhe Emine Erdogan shkëmbyen mendime për ndihmën humanitare, fuqizimin e grave dhe rolin e arsimit.
Dy Zonjat e Parë diskutuan gjithashtu hapat që Turqia dhe Siria mund të ndërmarrin së bashku për të mbështetur gratë dhe fëmijët që vuajnë nga luftërat në mbarë botën.
Znj. Al-Daroubi thuhet se shprehu mirënjohjen e saj për Turqinë për mbështetjen e Ankarasë në rindërtimin e Sirisë.
“Kam pasur kënaqësinë të mirëpres zonjën Latifa al-Daroubi, bashkëshorten e preidsentit sirian, e cila bëri një vizitë zyrtare në vendin tonë. Patëm rastin të diskutonim për disa çështje të rëndësishme si ndihma humanitare, solidariteti social, forcimi i pozitës së gruas dhe roli i arsimit. I thashë se ne qëndrojmë pranë popullit sirian, siç kemi bërë në të kaluarën, në procesin e rindërtimit të Sirisë dhe shërimit të plagëve të saj. Besoj se e ardhmja e paqes dhe stabilitetit do të jetë rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe shpresoj që çdo hap që bëjmë në këtë drejtim të jetë një shpresë për banorët e rajonit” shkroi Emine Erdogan në ‘X’, pas takimit që zhvilluan.
Bugün ülkemize resmi ziyarette bulunan Suriye Arap Cumhuriyeti Cumhurbaşkanı’nın değerli eşi Latife El Durubi Hanımefendi’yi ağırlamaktan büyük mutluluk duydum.
İnsani yardımlar, toplumsal dayanışma, kadınların güçlendirilmesi ve eğitimin rolü gibi birçok önemli konuyu konuşma… pic.twitter.com/NbPVB9amBb
— Emine Erdoğan (@EmineErdogan) February 4, 2025