Janë publikuar lista e të lënduarve të cilët po marrin kujdes shëndetësor pas tragjedisë në klubin Pulse në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Kjo është lista e disa prej të lënduarve që po trajtohen në klinika.

Dy persona janë në Kirurgji Pediatrike, dy në Pediatri, tetëmbëdhjetë persona janë duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Shkup, tetë në Klinikën e Anestezisë KARIL, 2 në Klinikën e Neurokirurgjisë dhe një person në Ortopedi.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në konferencën e sotme për media informoi se gjithsej 118 persona janë shtruar në objekte të ndryshme spitalore pas tragjedisë në Koçan.

Ai theksoi se të gjithë pacientët po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe se sistemi shëndetësor është plotësisht i mobilizuar.

“Nuk ka pacient që nuk po përkujdeset, të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion”. “Ne do të bëjmë çmos për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur”.

Taravari bëri të ditur se gjatë ditës do të vizitojë disa nga klinikat kirurgjikale ku do të marrë më shumë informacion për gjendjen e të lënduarve.

“Ne do të shkojmë në klinikat kirurgjikale ku do të kemi më shumë informacion.”