Një video tronditëse e një muezini duke thirrur ezanin për namazin e sabahut në Gaza, në Khan Yunis, është postuar në rrjetet sociale.

Muezini po thirrte ezanin për agim ndërsa ushtria izraelite po kryente një bombardim të tmerrshëm në Gaza.

Gjatë atyre sulmeve ajrore intensive izraelite në Rripin e Gazës, mbi 450 palestinezë u masakruan, duke përfshirë 170 fëmijë.

Në atë moment të tmerrshëm, muezini qan teksa thërret ezanin.

Muezini, me një zë të dridhur të mbushur me lot, i thirri besimtarët në lutje, duke pasqyruar thellësinë e dhimbjes dhe pikëllimit që populli i Gazës po përjeton si pasojë e agresionit izraelit.