Më datë 28.03.2025 në ora 11:23 në Stacionin policor Koçan, Urgjenca Mjekësore ka raportuar se B.S. (21) nga Koçani është sjellë tek ata me lëndime të rënda. Sipas njoftimit, ajo lëndimet i ka marrë gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani në Koçan. Për ngjarjen është njoftuar  inspektor i punës, ndërsa një ekip nga Stacioni Policor i Koçanit ka kryer kontroll.