Me datë 28.02.2025 në ora 23:40, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar në rrugën ,,Bane Veljanoski” në Gostivar e kanë privuar nga liria personin I.T.(43) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga bashkëshortja e tij 33 vjeçare se i njëjti e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre .
Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do ti përgaditet parashtresa përkatëse.TS