Duke ecur 241 km në këmbë dhe me ski, ndërsa tërhiqte një sajë nëpër ishullin Baffin, Camilla Hempleman-Adams rezistoi me temperatura deri në -40C dhe erërat prej 75 km/h.
32-vjeçarja britanike nga Wiltshire kishte shpresuar ta përfundonte sfidën për 14 ditë, por e përfundoi një ditë më shpejt se sa pritej. Ishulli i Arktikut, që është i pesti më i madhi në botë, është kryesisht i pabanuar dhe ndodhet në Kanadanë veriperëndimore, mes kontinentit dhe Grenlandës, raporton BBC.
Ajo tha “Kanë qenë dy javë vërtet të vështira, por dy javë të pabesueshme”. Ndihem goxha e rraskapitur, kam këmbë shumë të dhimbshme, por është mirë të kthehem në qytetërim”.
Udhëtimi i vetëm nëpër ishullin Baffin ishulli më i madh i Kanadasë, e çoi zonjën Hempleman-Adams nga Qikiqtarjuaq në Pangnirtung, përmes Parkut Kombëtar Auyuittuq.