Më datë 12.03.2025 në ora 07.00, zyrtarët policorë të MPB-së për Çështje Kriminale Gostivar në Drejtorinë për Punë të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria D.M (36) nga Gostivari. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.TS