Më datë 28.03.2025 në ora 01:50 në SPB Tetovë, personi F.H.(42) nga fshati Gajre e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 00.45, është përhapur zjarr në automjetin e tij të pasagjerëve ,,Volkswagen Jetta” me targa të Tetovës, i cili ishte i parkuar para derës së shtëpisë së tij familjare. Nuk ka persona të lënduar, kurse zjarri është lokalizuar nga Ekipi teritorial i zjarrfikjes Tetovë. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.TS