43 vjeçari në Kërçovë arrestohet nën dyshimin për veprën e kryer penale, falsifikim i dokumentit zyrtar

SPB Оhër ka ngritur kallëzim penal kundër М.V.(43), udhëheqës në personin juridik nga f.Dobrenoec i Sipërm, rrethi i Kërçovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale,,falsifikimi i dokumentit zyrtar’’, kundër S.S.(41) – bashkëpunëtor për evidencën e kërkesave dhe detyrimeve në NP „Pyjet Nacionale“, V.R.(58) – ekzekutues financiar në NP „Pyjet Nacionale“ dhe kundër Z.K.(65) – ish-drejtor në NP „ Pyjet Nacionale “ – Filiali rajonal i pyjeve Llapushnik në Kërçovë për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale ,,punë e pandërgjegjshme në detyrë. Gjatë viteve 2022, 2023 dhe 2024, pas lidhjes së mëparshme të Marrëveshjes për transportin e asortimenteve drurore ndërmjet NP „ Pyjet Nacionale “ dhe subjektit juridik, e raportuara e parë ka dorëzuar faturë në NP „ Pyjet Nacionale “ -Filiali rajonal i pyjeve Llapushnik në Kërçovë, në të cilën ka vënë tre fletë përcjellëse për transport me përmbajtje të pavërtetë për shërbim që nuk ishte kryer nga ana e tyre, për transportin e realizuar të druve nga dushku për ngrohje. Ndërsa, të raportuarit e tjerë duke bërë lëshimin e mbikëqyrjes së obliguar nuk i kanë kontrolluar parregullsitë dhe faturën me përmbajtje të pavërtetë e kanë pranuar, proceduar dhe paguar dhe në këtë mënyrë i kanë shkaktuar dëm NP-së „ Pyjet Nacionale“.TS