Më datë 16.03.2025 në ora 13:30 në fshatin Bërvenicë të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.M.(51) nga fshati Bërvenicë, i cili është raportuar nga gruaja e tij 50-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. Ts