Me datë 01.01.2025, një 58-vjeçar nga Gostivari ka raportuar në SPB Tetovë se është mashtruar me shumë prej 200.000 euro nga personat E.I.J.(47) nga Nigeria, B.A. (45) dhe L.J., të dy nga Lituania, të cilët i kishte njohur përmes personit L.S.(58) nga një fshat i Likovës, në lidhje me ndërtimin e fotovoltaikëve. Sipas raportit, personi i mashtruar ka paguar 200 mijë euro gjatë vitit 2023, në Kroaci, Spanjë dhe Gjermani, me marrëveshje që të investojnë edhe 50 milionë euro në investimin e përbashkët. Por ata nuk i kanë investuar paratë dhe pasi ka kontrolluar kontratat dhe ka vënë re se ato nuk ishin të noterizuara, ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.