Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari para mediave foli edhe për ndërtimin e parkingut në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Taravari tha se do të ndërtohen 600 vende parkimi. Tutje Taravari bëri të ditur se për një orë parkim do të kushtojë 50 denarë.

“Çmimet, çmimet janë 50 denarë, në Ramstor është 60 denarë për një orë. Mirë, për “Nova Makedonia”…shikoni, këtu kemi pasur parkim të automjeteve që e lënë këtu dhe pastaj dalin në qytet. 50 denarë mendoj se është çmim i volitshëm në territor. Para “Nova Makedonija” është 40 den për qytetarët, kështu që 50 denarë nuk është çmim i lartë. Unë mendoj se duke marrë parasysh se si janë çmimet, si lëvizin, kështu që nuk është keq. Prisni që çmimi të pranohet nga pacientët edhe ata që punojnë në Klinikë? Më së miri, më së mirë është të jetë 0 denarë, më së mirë është kjo. Mirë po nëse gjeni ofertues të tillë, që do të investojë, do të kemi plus 600 vende parkimi dhe nuk do të paguajë asgjë, kjo do të ishte ideale”, tha minsitri i Shëndetësisë Arben Taravari.