Njësiti për korrupsion pranë Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz,  në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti kallëzim penal kundër S.Е.(63) nga Dibra për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprat e kryera penale „pranimi i ryshfetit“ sipas nenit 357 dhe „pranimi i shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm“ sipas nenit 359 të Kodit Penal. I denoncuari,  udhëheqës i Departamentit për urbanizëm, veprimtari komunale, zhvillim ekonomik lokal dhe mbrojtje të ambientit jetësor në komunën Mavrovë dhe Rostushe, ka kërkuar ryshfet prej 13.000 euro dhe ka premtuar se do të miratohet projekti urbanistik për ndërtimin e apartmaneve dhe kapaciteteve akomoduese, ndërkaq duhej të realizohej në disa këste. Më 19.03.2025 në një objekt hotelerie në Shkup, ai u kap gjatë pagesës së të hollave për këstin e parë, pasi që ishin përpunuar më parë nga aspekti kriminalistik-teknik. Gjithashtu, u ushtrua kontroll në personin dhe automjetin zyrtar dhe u gjetën sende me interes për hetimin, pas çka u nxorr para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë.  TS