Me datë 06.03.2025 në ora 15:30 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën ,,JNA” në Tetovë automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Passat” me targa të Tetovës ka goditur një karrocë për foshnja, e cila po shtyhej nga prindërit E.H. dhe F.H. nga Tetova, në të cilën ndodhej fëmija i tyre 15 muajsh, pas së cilës është larguar nga vendi i aksidentit. Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, është gjetur automjeti dhe drejtuesi A.M (67) nga fshati Shipkovica e Tetovës. Në aksident fëmija ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektimin në vendngjarje e ka kryer një ekip nga SPB Tetovë. TS