Skënder MULLIQI
Ngjarje e pa zakont ishte takimi në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Trump dhe Zelenskit.Pse e pa zakont ?Për tema të tilla komplekse dhe më rëndësi gjeostrategjike dhe gjepolitike dhe për paqën në botë , ishte dashur të jetë takim i mbyllur.Kjo nuk ndodhi së si duket presidenti amerikan nuk e ka pritur ndonjë kundërshtim për platforëm e tij të paraqitur për ndaljën e luftës në Ukrainë.Trump ka pritur si duket që të këtë një nënshkrim lidhur më mineralet ndërmjet Ukrainës dhe Amerikës. Ne vend të kësaj mbarë bota pa një ngjarje që la shije të hidhur , një debat të ashpër, ku Zelenski nuk e respektoj shumë nikoqirin Trump. Rusia është supërfuqi dhe duket së kjo ka ndikuar që Trump të respekton Vladimir Putinin dhe Rusinë ,së sa Zelenskin dhe Ukrainën.Si mikëpritës presidenti amerikan ishte dashur të këtë më shumë mirëkuptim për pozitën e Ukrainës në luftë më Rusinë, e cila ka humbur territor, njerëz dhe të mira materjale nga agresioni i Rusisë hegjemoniste.Për tre vjet të luftës kemi afër 350 mijë të plagosur dhe 50 mijë të vrarë e shkatërime të mëdha.Ndoshta edhe situata në terren imponon një politikë të tillë të Amerikës, për faktin së për të përmbyllur një kapitull të tillë lufte mundësi gadi e vetme është që të bëhesh më të fortin duke e dëmtuar palën e ligë-Ukrainën .Zelenski bëri gabim kur përmendi ndjenjat, e Trump bëri gaf politikë duke kërkuar nga Zelenski që të kthen 350 miliardë ndihma amerikane të luftës.Kjo më duket mua nuk ishte paraqitje dhe as kërkesë diplomatike e tij.Të sjellesh si një tip i rëndë tregtarësh , i cili më qdo kusht dëshiron përfitimin nuk justifikohet.Trump dhe Vance disa herë përmenden në këtë debat të nxehtë , se Ukraina po përballët më probleme të mëdha, kur dihet së ka përballë një shtet diktatorial dhe shumë të fuqishem, më apetite të pa fundme pushtuese ,jo vetëm mbi Ukrainën por edhe më gjerë.Trump dëshirojë që Zelenskin të bjën në një situatë “merre ose lere”, që duket se nuk ka qenë ndryshe.Ky takim shpërfaqi edhe diqka tjetër.Shpërfaqi thyerjet bukur të mëdha dhe mos pajtimet ndërmjet Amerikës dhe Evropës. Burrshtetasitë evropian dhe takimi i kryeminstrit britanik më Zelenskin, dolën në krah të Ukrainës dhe Zelenskit. Ndoshta vlenë për të vequar një deklaratë, të ish-këshilltarit për Siguri Kombëtare gjatë administratës së parë të Donald Trump, John Bolton, “Trump e ka vënë SHBA-në në anën e gabuar të luftës Rusi-Ukrainë, dhe kjo është e turpshme. Ai po e bën çdo ditë e më të vështirë ribashkimin e Perëndimit. Pas mandatit të tij, SHBA do të duhet të bindë aleatët tanë se jemi ende një partner i besueshëm dhe një komb i njerëzve normalë”.Nese ndodhë që lufta të përfundon ashtu siq po mendonë Trump, Rusia po fiton maksimalisht, në dëm të Ukrainës , kurse kësaj të fundit ti mbetet vetëm Nami që nuk do të thotë bash asgjë. Reakcioni I Zelenskit pas largimit nga Amerika, më duket së ishte korrekt, i cili falëndërojë këtë shtet për përkrahje të vazhdueshme.Sigurishtë së në këtë mes pos tjerash brenga e shqiptarëve është fati i veriut të vendit.Por, të presim zhvillimet në ditët dhe javët në vazhdim së çfarë “plani” do të këtë administrata e re amerikane lidhur më temën Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe, në kuader të bisedimeve maratonike Kosovë-Serbi të cilat edhe po zhvillohen.Të shpresojmë më të mirën…Të shpresojmë në miqët tanë të cilët edhe na dolën zot të çlirohemi nga serbosllavia ne vitin 1999…