Lidhja Demokratike e Kosovës po mban konferencë për media pas takimit 5 orësh që pati kryesia.

Kryetari i LDK-së në konferencën për media bëri të ditur se nuk do të bashkëpunojnë me partinë në pushtet dhe se as nuk kanë pasur ndonjë takim me partitë e tjera.

“Më lejoni që para jush të shprehi pozicionet tona të LDK-së, duhet të qartësojë para medieve që nuk kemi pasur asnjë takim prej asnjëres prej partive sidomos me partinë në pushtet, nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunim me ta”, tha Abdixhiku.

Ai poashtu tha se nuk pranojnë të hyjnë në një Qeveri ku LDK-ja nuk e ka pozitën e kryeministrit.

“Poashtu qëndrimi ynë elektoral dhe paraeleoktral ka qenë se LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa poziten e kryeministrit, poashtu LDK-ja nuk do të punojë për një qeveri afatshkurtër”, tha i pari i LDK-së.