Në një rrëfim për emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, këngëtarja Adelina Tahiri pranoi se ka kaluar një krizë në martesën e saj.

Ajo tregoi se problemi mes saj dhe bashkëshortit kishte zgjatur për gjashtë muaj, duke e bërë atë një periudhë sfiduese për çiftin.

Edhe pse nuk dha shumë detaje mbi arsyet e krizës, Adelina pranoi se çdo marrëdhënie ka vështirësitë e veta dhe se ky ishte një moment që kërkoi durim dhe mirëkuptim.

Megjithatë, ajo theksoi se situata është tejkaluar dhe se tashmë gëzon një raport të qëndrueshëm me partnerin e saj.

Se çfarë tha më shumë në lidhje me këtë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.