Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në press konferencë tha se në ditën tragjike kur të gjithë duhet të ishim të bashkuar, mediumet e pushtetit dhe vetë qeveria akuzojnë shqiptarët e BDI-së.

“Nga mëngjesi portalet maqedonase të afërta me pushtetin kanë lëshuar spin qeveritarë se pas kësaj ngjarje qëndron ndonjë zyrtar I BDI-së. Ministri i Punëvë të Brendshme në vend që të jep llogari se pse diskoteka ka punuar pa licencë, ai merret me akuza ndaj ish-pushtetit. E vërteta duhet të del në shesh. Partitë politikë te heqin dorë nga fajësimi i BDI-së për gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën, çka ndodh sot e çfarë mund të ndodh në të ardhmen”, tha Ademi.