Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi para ndërtesës së Dhomës ligjvënëse, e ka pritur kryetarin e kuvendit kroat, Gordan Jandrokoviq.

Gjatë cermonisë së pritjes, Gashi nuk i njeh protokolet dhe bën një rrotullim të çuditshëm.

@tetovasot_official

Afrim Gashi #bdi #foryou #vlen #afrimgashi #tetovasot

♬ original sound – TetovaSot

Ndryshe Jandrokoviq do të ketë takim tet-a-tet me kryetarin e Kuvendit Gashi, ndërsa pas takimit janë planifikuar bisedime ndërmjet delegacioneve të dy vendeve, së bashku me dy kryetarë të parlamenteve.

Sipas paralajmërimeve nga Kuvendi, Jandrokoviq do të nënshkruajë Librin e përshtypjeve dhe do të vijojnë deklaratat për media nga dy kryetarët e parlamentit. Pastaj kryetari i Soborit kroat, Jandrokoviq do t’i drejtohet deputetëve në kuadër të seancës së 37-të.

Ai do të takohet edhe me Bllagica Lasovska, kryetaren e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë dhe me anëtarët e grupit.