LSDM-ja ka publikuar llogari dhe fatura, sic thonë, në kohën kur Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska ka ushtruar postin e Drejtores për financa në ELEM kurse Mickoski ka qenë Drejtor në kompaninë e njëjtë shtetërore.
Socialdemokratët thonë se me para të popullit janë paguar ahengjet nëpër kafene dhe restorane të firmosura nga Koçoska dhe Mickoski.
“Kjo është një llogari fiskale nga një restoran në Beograd – Serbi, me vlerë rreth 100 euro, nënshkruar nga Koçoska dhe Mickoski” – tha Kostovski.
Kjo është një faturë për kettering-shërbime, 110.000 denarë në një restoran në Shkup. Gjithashtu të nënshkruar nga Koçovska dhe Mickoski.
Ja edhe një faturë, 38.000 denarë, nga një restoran në Bërvenicë. Nënshkrimi, Koçoska dhe Mickoski.
Një pagë minimale, një aheng tjetër, 21.270 denarë në restoranin e nëjtë.
Faturë e re, 10.500 denarë nga ELEM, sektori I financave, nga një restoran I njohur në Shkup.
Edhe një, 8.500 denarë, restorani në Bërvenicë.
Një tjetër, 9.200 denarë, të gjithë në kohën kur me ELEM-in menaxhon Mickoski kurse Koçoska është Drejtore për financa.