LSD ka treguar fytyrën e vërtetë në fushën e politikës ndërkombëtare të vendit, thotë VMRO-DPMNE dhe shton.
Përveç analistëve të tyre, tashmë Stevo Pendarovski nga LSD, por edhe ish-president i vendit i propozuar nga LSD, i cili humbi zgjedhjet e fundit me rezultat historikisht të ulët, ka treguar se është kthyer së bashku me LSD-në kundër partnerit strategjik të Maqedonisë, SHBA-së.
Kjo sugjeron se LSD-ja ka gënjyer se SHBA-të janë partnere strategjike në politikën ndërkombëtare, ose se ata tani janë larguar plotësisht.
Stevo Pendarovski, sic thonë nga VMRO-DPMNE, edhe një herë i tregoi publikut se ai është thjesht një analist, ose më mirë një improvizues që meret me thashetheme.
Ashtu si LSD-ja e tij, edhe Pendarovski duhet të zgjohet dhe si ish-presidenti të mos sillet si njeri që analizon dhe përgojon.
Nëse LSD dhe Pendarovski nuk e ndihmojnë Maqedoninë, të paktën le të mos e dëmtojnë! – thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.