Ambasada amerikane: Në mënyrë korrekte shfrytëzoni vizën për qëndirm në SHBA, nuk ekziston gjë e tillë si “gabim i paqëllimtë”

Ambasada amerikane në vend në Fejsbuk faqen e saj publikoi apel deri te qytetarët, të cilët posedojnë vizë amerikane, që e njëjta të shfrytëzohet në mënyrë korrekte.
Prej aty njoftojnë se nëse qëndrohet më gjatë se sa përshkruhet në vizë, personat mund të përballen me ndalesë të përhershme për udhëtim në SHBA.
“Nëse qëndroni më gjatë se sa është përshkruar në vizën tuaj amerikane, mund të përballeni me një ndalesë të përhershme për të udhëtuar në SHBA. Nëpunësit konsullorë kanë qasje të plotë në historinë tuaj të migracionit dhe do të dinë për shkeljet nga e kaluara. Nuk ekziston gjë e tillë si ‘gabim i paqëllimtë’ – është përgjegjësia juaj të përdorni vizën tuaj në mënyrë korrekte”, qëndron në njoftimin e Ambasadës amerikane.