Në këtë mënyrë e ka titulluar reagimin kreu I “Levicës”, Dimitar Apasiev, duke kritikuar mos mbajtjen e seancës parlamentare për pyetje të deputetëve që zakonisht mbahet të enjten e fundit të muajit. Ai ka drejtuar akuza ndaj liderëve të dy partive më të mëdha në bllokun politik maqedonas, Mickoskit dhe Filipçes.

“Për shkak se do të parashtroheshin pyetje të vështira për tragjedinë në Koçanë, kurse kjo nuk u përgjigjej Mickoskit dhe Filipçes, vendosën që ta pezullojnë me njëfarë “marrëveshje” normën kushtetuese, ligjore dhe sipas rregullores” – shkruan Apasievi.

Ai ka mohuar njoftimet se ka patur konsensus midis grupeve parlamentare që të anulohet seanca për pyetje të deputetëve, duke pohuar se koordinatori i “Levicës” nuk ka dhënë pëlqim, kurse ai I BDI-së nuk ka qenë I pranishëm, kurse sic thotë Kryeparlamentari Gashi përmes një komunikate ka plasuar të pavërteta se të gjithë janë pajtuar.

Nuk është e vërtetë, janë pajtuar vetëm VMRO-DPMNE, LSDM, VLEN dhe ZNAM, thotë Apasievi, duke I dërguar mesazh Kryeministrit se nuk do t`i ik “mejdanit” parlamentar dhe kurdoherë duhet të përgjigjet në pyetjet me interes të lartë publik.