Rivali kryesor i Erdoganit, kryetari i Stambollit Ekrem Imamoglu, është arrestuar nën akuzat për korrupsion dhe lidhje me terrorizmit. Kjo është arsyeja që në Turqi, tash e disa ditë, qindra-mijëra protestues kanë vërshuar kryesisht qendrën e stambollit, duke e quajtur arrestimin e Imamoglu, si akt me motive politike. Çka duhet të dini?
Qindra-mijëra protestues u mblodhën dje në Stamboll, në mbështetje të kryetarit i Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua nën akuzat për korrupsion dhe nën dyshime për bashkëpunim me grupe terroriste.
Protesta u organizua nga partia kryesore opozitare turke, Partia Republikane Popullore dhe ata bënë thirrje që të ndalet presioni nga presidenti turk Rexep Tayyip Erdogan, ndaj figurave opozitare në Turqi.
Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, është rivali kryesor i Erdoganit. Ai u ndalua më 19 ,ars nën akuzat për korrupsion dhe lidhje me terrorizmin por për një pjesë të madhe të turqve, ky akt ka prapa motive politike.
Qeveria turke këmëngulë se sistemi i drejtësisë është i pavarur nga ndërhyrjet politike atje.
Ndalimi i Imamoglu e më vonë edhe arrestimi i tij si dhe akuza për korrupsion, ka shkaktuar protesta në mbarë Turqinë derisa policia ka ndaluar shumë qytetarë që protestuan.
“Ata kanë ndaluar fëmijët tonë, qindar të rinj dhe kanë arrestuar një pjesë të madhe të tyre”, thotë politikani turk Ozgur Ozel për Euronews.
“Ata kanë një qëllim në mendjen e tyre: t’i intimidojnë ata, t’i terrorizojnë dhe të sigurohen që kurrë më nuk do të dalin jashtë (të protestojnë)” – thotë ai.
Ministri i brendshëm turk, Ali Yerlikaya, tha se të paktën 1,900 persona janë ndaluar që nga 19 marsi ndërkohë që mediat pro-qeveritare raportuan këtë fundjavë se prokurorët kanë caktuar deri në tri vjet burg për të paktën 74 prej të arrestuarve.
Protestuesit në Turqi, bëjnë thirrje për lirimin e menjëhershëm të rivalit të Erdoganit, kryetarit të Stambollit Ekrem Immamoglu e po ashtu, edhe për politikanë të tjerë të burgosur, përfshirë edhe Selahattin Demirtaş, ish-kandidat për president dhe themelues i një prej partive pro-kurde.
“Në Turqi, nuk do të lejojmë burgosjen e kandidatit për president”, thotë politikani i njohur turk, Ozel.
Javën e kaluar, pak orë pasi u arrestua, Ekrem Imamoglu shënoi një fitore simbolike në primaret turke si një prej kandidatëve më të preferuar për zgjedhjet presidenciale në Turqi, që mbahen në vitin 2028.