Më datë 16.03.2025, në ora 13:15, në fshatin Gradec të Gostivarit, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria personin M.N. (32) nga fshati Gorjanë. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të “shkaktimit të rrezikut publik”, pra i ka vënë flakën dy shtallave në personin e A.N.(34) nga fshati Gorjanë. Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.TS