Arrestohet një person nga Nikushtaku i Kumanovës, drejtoi veturën me shpejtësi prej 108 km në orë në vendbanim ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë

Më 24.03.2025 në orën 11.30, në rrugën rajonale Kumanovë – fshati Nikushtak, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Kumanovë e privuan nga liria F.А.(21) nga fshati Nikushtak, komuna e Lipkovës.
Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor ishte konstatuar se drejtonte automjetin e pasagjerëve „folksvagen golf“ me shpejtësi prej 108 kilometra në orë në vendbanim ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë.
Ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297а të Kodit Penal – „drejtimi i automjetit në mënyrë të pandërgjegjshme“.