Një person është arrestuar në rrugën “Behar Begolli” në Prishtinë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore, dhe ka pranuar tretman mjekësorë.
Ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.