Arrestohet shtetasi shqiptar në Gostivar, i ka marrë një celular dhe para në një objekt fetar një personi nga Banjica e Poshtme

Më datë 02.03.2025 në ora 14:30 në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin G.P. (25) nga Republika e Shqipërisë. Ai dyshohet se paraprakisht i ka marrë një celular dhe para në një objekt fetar në Gostivar, personit B.T. (29) nga fshati Banjic e Poshtme e Gostivarit. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa G.P. është ndaluar në stacionin policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës. TS