Real Madridi e mposhti me penallti Atletico Madridin në “Metropolitano” për të kaluar në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, aty ku do të përballet me Arsenalin.
Ky rival, përveç fushës, duket se do ta sfidojë Realin edhe në tregun e transferimeve, raporton “Fichajes”.
Sipas gazetarit Ekrem Konur, klubi londiez i ka vënë sytë kah Dean Huijsen, mbrojtësi për të cilin po interesohet edhe Real Madridi.
Klubi spanjoll e ka menduar nënshkrimin me të, pasi ai është më i lirë në treg sesa Ëilliam Saliba e Castello Lukeba, që nënshkrimi me ta do të kalonte 100-milionëshin.
Klubi aktual i lojtarit, Bournemouth kërkon vetëm 60 milionë euro për ta lënë të lirë spanjollin.
Megjithatë, Arsenali i është futur fuqishëm garës për nënshkrimin e tij.
Kjo e ka alarmuar bordin e klubit spanjoll, pasi në situatë të njëjtë u ndodhën edhe vitin e kaluar, kur e humbën Leny Yoron, i cili në fund nënshkroi me Manchester Unitedin nga Lille.