Bilall Kasami, Lëvizja Besa dhe gjithë koalicioni Vlen për çdo ditë po e dëshmojnë se janë mbështetës dhe nxitës të krimit dhe korrupsionit në vend.
Ish drejtori i Shkollës së Mesme Medicinale “Nikolla Shtejn” në Tetovë, Binas Pajaziti u shkarkua nga ky post pasi e zhyti shkollën në borxhe deri në 500 mijë euro dhe ndaj tij u ngritën dyshime për keqpërdorime të furnizimeve dhe buxhetit të shkollës. Pas shkarkimit, në vend që të jetë pjesë e hetimeve dhe të jep llogari, i njëjti tani emërohet drejtor i Bibliotekës së Tetovës, me propozim po të Lëvizjes Besa të Bilall Kasamit.
Partitë të cilat erdhën në pushtet pa legjitimitet dhe me retorikë megalomane kundër keqpërdorimeve, krimit dhe korrupsionit, sot jo vetëm që janë bërë sinonim i keqpërdorimeve dhe krimit, por haptazi edhe i shpërblejnë me poste dhe avancime njerëzit më të dyshuar për afera të tilla.
Aleanca për Shqiptarët shpreh keqardhje që një institucion i rëndësishëm dhe i vetëm i kësaj natyre, si Biblioteka e Tetovës u bë gjah i radhës i këtij funksionari të dyshimtë dhe partive përplot afera korruptive.
– Aleanca për Shqiptarët, Dega Tetovë