Sulmuesi i Kosovës në futboll, Astrit Selmani, ka vazhduar me gola në kampionatin elitar të Rumanisë.
Selmani shënoi një gol të hënën mbrëma në fitoren 2:0 të Dinamo Bukureshtit në udhëtim ndaj UTA Arad.
Ai shënoi golin e dytë në minutën e 87-të të ndeshjes që i takoi javës së 30-të të Superligës rumune.
Pë 27-vjeçarin është goli i 12-të në elitën e futbollit rumun, ndërsa ka edhe gjashtë asistime në 28 ndeshje.
Dinamo Bukureshtit e mbylli edicionin e rregullt në vendin e pestë. Do të paraqitet në plejofin për titull të kampionit në Rumani.