Po ashtu, në oborrin e magazinës ilegale, MPB-ja ka sekuestruar një mjet transporti – një furgon, në të cilin janë gjetur 360 kilogramë ushqime të pasigurta dhe produkte ëmbëlsirash, të cilat gjithashtu janë asgjësuar pa dëm.

Për zbardhjen e këtij krimi, në kuadër të procedurës dhe për marrjen e të gjitha informacioneve të nevojshme, nga ana e AUV-së është kryer kontroll edhe tek importuesi i produkteve të pasigurta të mishit të gjetura në magazinë ilegale. I gjithë dokumentacioni për importet e kryera, si dhe gjurmueshmëria e dërgesave është siguruar për një periudhë gjashtëmujore të fundit.

U konstatua se disa prej produkteve kishin një sasi të shtuar të fosfateve, gjë që u konfirmua nga gjetjet laboratorike nga mostrat e marra nga ngarkesat e importuara në vend, të cilat u analizuan në kuadër të programit të monitorimit të ushqimeve të importuara të AVU-së. Dërgesat e mishrave të pasigurta ruheshin te distributori (në një magazinë të paligjshme), i cili kishte detyrimin ligjor t’i shkatërronte ato në mënyrë të padëmshme, por nuk e bëri këtë, d.m.th. një landfill i autorizuar lëshonte një certifikatë fiktive për asgjësimin e produkteve të pasigurta.

Gjatë kontrollit të kryer në ambientet e distributorit, janë gjetur gjithsej 40.053 kilogramë prodhime mishi, të cilat janë vendosur nën mbikëqyrjen zyrtare dhe më pas në kuadër të procedurës janë asgjësuar padëmshëm. Për veprën penale të mosrespektimit të kërkesave për sigurinë ushqimore dhe për procedurat e ndërmarra për parandalimin e rreziqeve për shëndetin e konsumatorit, personi juridik që operonte me depon e paligjshme të ushqimit është dënuar me gjobë prej 18 mijë eurosh në kundërvlerë në denarë. Edhe personi përgjegjës i operatorit të ushqimit është dënuar me gjobë prej 1.500 euro në kundërvlerë në denarë, njofton Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.