Deputeti i Frontit për Europë, Elmi Aziri përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar ndaj kryeparlamentarit, Afrim Gashi duke i kërkuar që të heq dorë nga lojrat e ulta dhe skenaret e VMRO-së.

“I bëjmë thirje Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë nga lojrat e ulta dhe skenaret e VMRO-së, Levicës dhe LSDM-së, për të debllokuar Ligjin për Branitella përmes thirjes së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinjë me urdhëresa. Nëse dëshiron ta debllokojë vetëm komisionin në fjalë, ai duhet të bëjë diçka tjetër, të thërret seancë plenare, bashkë me shumicën të shfuqizojnë konkluzionin dhe interpelancën ndaj kryetares së komisionit, Ilire Dauti dhe pastaj me propozim të grupit parlamentar të Frontit Europian të zgjedhim përsëri zonjën Dauti për kryetare komisioni. Nga Fronti Europian nuk do të dërgojmë asnjë propozim tjetër dhe nuk do të pranojmë asnjë lojë tjetër të errët që ka gatuar Gashi me padronët e tij për të kontrabanduar Ligjin për Branitella, por i bëjmë thirje që të mos provojë këtë ta bëjë as me ndonjë deputet tjetër duke e emëruar si kryesues. Tentativa e sotme për të thirur mbledhje të Komisionit për Politikë Sociale konfirmon pikërisht atë që ne e paralajmëruam që në fillim, se shkarkimi i Ilire Dautit nga shumica parlamentare, me propozim të vendosur në rend dite nga Afrim Gashi, ka për qëllim t’i hap rrugën debllokimit të Ligjit për Branitella, andaj sot i bëjmë thirje që të kthjellet dhe të tërhiqet nga këto skenare” ka shkruar Aziri./TS/