“Gruaja është forcë, ndryshim dhe liri.
Demokracia, drejtësia dhe barazia nuk ekzistojnë pa gratë.
Zëri i gruas nuk mund të ndalet, ai sfidon, kërkon dhe transformon.
Ajo është pjesë e shoqërisë, kontribuon në çdo fushë; si në jetën publike ashtu dhe në jetën private.
Në politikë dhe qeverisje ne gratë sot nuk jemi thjesht pjesëmarrëse, por vendimmarrëse.
Gruaja është, para së gjithash, vetja e saj, e lirë, e plotë dhe e pandalshme.
Ajo nuk përcaktohet nga të tjerët, por nga vetja e saj, zgjedhjet dhe ëndrrat e saj.
Gëzuar 8 Marsin! Sot dhe çdo ditë, le të dëgjohet zëri i grave!” ka shkruar zëdhënësja e qeverisë së RMV-së Venera Azizi.