“Sot për Fitër Bajram vizituam familjen e Bekim Maksutit, që sadopak të zvogëlojmë dhimbjen e mungesës së tij. Ai ndodhet në paraburgim jo sepse ka ndonjë lidhje me ngjarjen e kobshme të Koçanit, por si pjesë e një projekti ogurzi që të fajësohen shqiptarët për gjithçka. Kjo mjegullnajë do të kalojë dhe sigurisht do të dalin fajtorët e vërtetë” ka shkruar Rexhepi