Vuçiç tha se arrestimi i Dodik, Stevandiç dhe Vishkoviç do të ishte një “katastrofë e plotë”. Dhe, duke folur për “katastrofën” që i kanoset Bosnjë-Hercegovinës, Vuçiq në fakt po i deformon faktet sepse me një narrativë të tillë ia kalon përgjegjësinë atyre që janë përgjegjës për zbatimin e ligjit nga ata që me sjelljet e tyre po shkaktojnë krizën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përballet me probleme sistematike në oborrin e tij, por në vend që të zgjidhë problemet e vendit të tij, Vuçiç, i zhytur në rolin mesjetar të “sundimtarit të të gjithë serbëve”, po përpiqet të kontrollojë proceset ligjore dhe politike në Bosnje dhe Hercegovinë, shkruan “Klix” nga Sarajeva. Vuçiç ndoshta është mësuar me faktin se në një vend si Serbia ka kontroll të plotë jo vetëm mbi proceset politike por edhe mbi sistemin gjyqësor, kështu që nuk është për t’u habitur që ai po përpiqet të ndikojë në procedurat e nisura kundër lidershipit renegat të Republikës Srpska, shkruan “Klix”. Në ndërhyrjen e tij të fundit, të rregullt, Vuçiç vendosi të komentojë mandatin e misionit ndërkombëtar EUFOR, i cili është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj arkitekturës së sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës, i ndërtuar mbi themelet e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Situata duket e tensionuar dhe kudo flitet për shpërthimin e një lufte të re, me “bekimin” edhe të presidentit rus Vladimir Putin.