Barcelona ka zbuluar se Pau Cubarsi është i dyshimtë për ndeshjen e tyre të shtyrë kundër Osasuna më 27 mars, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë gati.

Cubarsi u dëmtua në ndeshjen e parë të kombëtares spanjolle kundër Holandës, të luajtur të enjten mbrëma dhe u kthye në Barcelonë dje (e premte).

Këtë të shtunë, ai iu nënshtrua testeve në Barcelona Sports City, të cilat përjashtuan ndonjë lëndim të madh, kështu që trajneri Hansi Flick dhe Barcelona mund të marrin frymë më lehtë.

Analizat konfirmojnë se lëndimi nuk është i rëndësishëm dhe ai mund të luajë në ndeshjen e ardhshme të klubit katalunas.

“Testet e kryera këtë mëngjes në Ciutat Esportiva Joan Gamper kanë treguar se lojtari i ekipit të parë Pau Cubarsi ka një zgjatim të ligamentit të përparmë tibiofibular në kyçin e këmbës së djathtë”.

“Ai do t’i nënshtrohet trajtimit konservativ dhe toleranca ndaj aktivitetit do të rivlerësohet pas 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.