Barcelona është ende në një situatë ku lakmia e tyre është më e madhe se sa llogaria e tyre bankare, ose thënë më saktë, më e madhe se sa hapësira në kufirin e tyre të pagave.
Drejtori sportiv Deco duket i vendosur për ta përforcuar sulmin e Barcelonës në verë me një blerje të madhe dhe kjo mund të bëjë që ai të marrë disa vendime të dhimbshme.
Sipas një raportimi nga Relevo, Barcelona e di se këtë verë me gjasë do të duhet t’i jap lamtumirën lojtarëve të cilët ata i vlerësojnë lartë në aspektin e kualitetit që sjellin në ekip.
Klubi është i etur që të përforcohet dhe në mënyrë që të transferojnë lojtarët që kanë në mendje, ata do të duhet fillimisht të gjenerojnë fonde nga shitja e disa prej lojtarëve të tyre.
Shembuj të lojtarëve në këtë situatë janë Pablo Torre dhe Fermin Lopez, ka raportuar e përditshmja spanjolle.
Torres ka pasur paraqitje të mira në ato pak minuta sa ka marrë këtë sezon, ndërsa Lopez do të dëshironte më shumë hapësirë se sa po merr aktualisht.
Kontributi i tij është shumë i vlefshëm në krahasim me minutat që merr, por në pozicionin e tij të preferuar mbrapa sulmuesit, Barcelona tashmë ka Gavin dhe Dani Olmon.
Ky ekuacion është përshkruar si Lopez ‘dhe/ose’ Torre që të largohen potencialisht.
Lopez ka pesë gola të shënuar dhe gjashtë asistime këtë sezon, duke regjistruar një përfshirjë direkte në gol çdo 107 minuta këtë sezon.
Torre në anën tjetër ka luajtur vetëm 418 minuta, por ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar tri asistime.