Natalija Gjorgievska, bashkëshortja e anëtarit të ndjerë të grupit “DNK” – Andrej Gjorgievski, i është drejtuar publikut përmes një postimi në Facebook:

“Në këtë moment, që është më i vështiri për ne, mediat dhe institucionet shtetërore më detyruan që për herë të parë t’i drejtohem publikut maqedonas. Gjatë ditës së djeshme, teksa kërkoja bashkëshortin tim, Andrej Gjorgievski, për ta gjetur në ndonjë nga spitalet, në adresën tonë të shtëpisë na vizitoi shërbimi kriminalistik, i cili, pa asnjë shpjegim, po kërkonte burrin tim, në prani të fëmijës tonë.

I njëjti shërbim më telefonoi disa herë me një SJELLJE JASHËTËZAKONISHT ÇNJERËZORE, duke kërkuar informacion se ku ndodhej burri im, që të jepte një deklaratë për ngjarjen, për çka unë u drejtova me të njëjtën pyetje ndaj tyre. Nga mediat, të cilat po përhapin INFORMATAT E RREME, ata mësuan se burri im ishte në trajtim mjekësor në shtëpi, ndërsa ai ndodhej në spitalin e Koçanit, i vdekur.

I lutem të gjitha mediave publike që të mos shpërndajnë dezinformata në rrjetet sociale. Gjithashtu, i kërkoj organeve publike të bëjnë një hetim të detajuar për të gjithë këtë ngjarje tragjike. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, u bëj THIRRJE PUBLIKE institucioneve dhe mediave që të respektojnë, para së gjithash, privatësinë tonë.

Ndaloni publikimin e lajmeve të rreme se burri im ishte në trajtim shtëpiak dhe se piroteknika u soll nga bendi! JU LUTEM, MOS MBRONI DIKË QË DUHET TË JETË PAS HEKURAVE! Si bashkëshorte dhe si nënë e një fëmije të mitur, tregoni pak ndjeshmëri, ashtu si edhe për familjen dhe miqtë tanë të afërt,” ka shkruar Gjorgievska në Facebook.