Një e mitur që ka qenë e pranishme në këtë diskotekë në natën tragjike, gjatë një prononcimi për “Bastisje me Landovin” ka rrëfyer ngjarjen para dhe pas shpërthimit të zjarrit.

Ajo ka pohuar se gjatë koncerteve të mëdha çdoherë ka patur mjete piroteknike.

E MITURA

“Të gjithë xhironin, të gjithë mendonin se ishte shaka, nuk menduan se do të përhapej kaq shpejt. Nuk e morën seriozisht. Kur këngëtari bërtiti, dola menjëherë jashtë. Para derës kishte shumë tollovi, njerëzit vraponin, nuk e di se si dola. Disa mbetën deri në fund, menduan se nuk do të ndodh asgjë”

Në natën kritike ka qenë edhe policia, e cila, sipas të miturës, nuk kishin ndihmuar sa duhet.

Sipas saj, në këtë diskotekë çdoherë ka patur të mitur dhe ka qenë e zakonshme që të miturit të hyjnë në diskotekë nëse paguash biletën

E MITURA

“Çdo fundjavë jam në diskotekë. Atë natë kishte shumë njerëz, 50% më shumë se sa që lejohej. Shumë njerëz që I njoh dhe tani janë lënduar, hyjnë pa biletë. Edhe pse thonë se janë shitur 500, shumë njerëz hyjnë pa bileta.

Ndryshe, në natën tragjike të 16 marsit, në këtë diskotekë jetën e humbën 59 persona, në mesin e të cilëve edhe 6 të mitur, kurse mbi 200 janë lënduar. /tvklan.mk