Përfaqësues nga institucionet përkatëse kanë hyrë në ndërtesën e Komunës së Koçanit për të marrë dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me kompetencat e administratës komunale mbi lejet dhe funksionimin e diskotekës “Puls”.

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar informacionin, por Prokuroria ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare nëse prokurorët e saj janë të pranishëm në godinën e komunës.

Në diskotekën “Puls” në Koçan, herët në mëngjes të dielën, një zjarr tragjik mori jetën e 59 personave dhe plagosi mbi 150 të tjerë. Mes viktimave ishin edhe anëtarë të grupit muzikor “DNK”, që po performonin atë natë.