Më 12.03.2025, në orën 07:15, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë dhe Njësia Policore e Kamjanit arrestuan M.A. (19) nga fshati Pirok. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Pirok, e kryer me urdhër gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Ai u ndalua në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.